Dashuri dhe zhgenjim mes pikave te shiut

Reads: 574  | Likes: 0  | Shelves: 0  | Comments: 0

More Details
Status: Finished  |  Genre: Romance  |  House: Booksie Classic
A short love story. First time for a 32 years old guy to fall in love.
The script is written in albanian.

Submitted: August 07, 2014

A A A | A A A

Submitted: August 07, 2014

A A A

A A A


Me sa kujtoj e gjithe historia filloi nje pasdite Shtatori...Sapo kisha mberritur ne aeroport, vija nga festat mbyllese te sezonit ne Ibiza. Isha shume i kenaqur, i ngopur dhe krenar per veten.

Sapo ndeza telefonin me erdhi nje mesazh nga shoku im Andi i cili me njoftonte se ishte duke me pritur ne parkim.  Ai sikurse dhe une mezi priste qe ti tregoja per bemat e mija gjate ketyre dy javeve. Shoqeria jone eshte aq e vjeter sa me veshtiresi numeroj vitet, ndoshta 25, qe ne klase te dyte fillore. Ishte hera e pare prej qe kur njihemi qe nuk benim pushimet bashke. Une si cdo vit vazhdova traditen e pushimeve me festa  gjate veres, ndersa ai per here te pare zgjodhi te kalonte pushimet me te dashuren e tij Entelen.

Mbaj mend qe binin pika te imeta shiu, dhe ndersa afrohesha drejt makines qe me priste, mendja ime perjetonte momentet e diteve te fundit. E dija qe isha une ai qe do fliste sot, ai qe do tregonte zbukuronte dhe entuziazmonte mbrenjen. Sapo hipa ne makinen fillova tregimin duke u munduar te trasmetoja sa me shume nga gezimi im edhe degjuesve. Andi kishte ardhur me Entelen dhe te dy po me degjonin dhe po qeshnin me cka i tregoja. Ne hyrje te Tiranes e frenova pak hovin dhe i pyeta sesi kishin kaluar ata pushimet e tyre. Interesante ishte pergjigjja e Enteles:- Ndoshta skemi bere asgje nga ato qe ke bere ti por mua Dhermi nuk me ka pelqyer kurre sa kete vit. Ndoshta sepse kete vit kam rene ne dashuri, tha ajo. Mu duken aq pa kuptim ate moment keto fjale, bota nga e cila vija ishte aq e bukur dhe e mbushur me aq shume ndodhira sa me dukej e pamundur sesi nje njeri i vetem mund te me jepte kenaqesi te tille.

Nderkohe qe zbrisja nga makine poshte pallatit ku banoj, Entela me thote qe mos beja plane per te premten pas dy javesh, pasi ajo do te organizonte nje feste me rastin e ditelindjes se saj.

Dy jave kaluan shume shpejt, rutina e perditshme dhe shiu i trishte i vjeshtes e kishin ulur entuziazmin tim fillestar. Te premten rreth ores tete te mbremjes Entela me merr ne telefon duke me rikujtuar per festen e saj, i thashe se isha duke u pergatitur pikerisht per te shkuar atje. I shoqeruar nga shiu i perhershem rreshqita shpejt mes dritave dhe trafikut per tu takuar me grupin e festes.

Lokali ndodhej pak minuta larg shtepise time, nje vend i ngrohte dhe modest ne bllok. Sapo hyra brenda bera urimet e rastit, u ula ne njerin cep te banakut dhe porosita, si gjithmone, nje vodka me portokall. Pas pak rrotull meje u mblodhem grupi i perhershem, gotat ndoqen njera tjetren duke e bere biseden shume gazmore dhe te zhurmshme. Mes kercimeve dhe harese, veshtrimi im depertoi ne anen tjeter te lokalit. Me terhoqen vemendjen dy duar te holla te cilat me nje delikatese te habitshme rrotullonin nje cigare dhe nje shishe Corona. Ndoshta ishte vodka, ndoshta ishte ambienti por ato duar me levizjet e tyre dukej sikur pekredhelnin kohen. Te holla, te gjata, me gishtat e drejte, me kycet e perkulura lehte, bene per vete te gjithe vemendjen time dhe zhvleresuan cdogje perreth. Me bene shume kurioz, gjithsesi hezitova dhe prita qe lokali te fillonte te zbrazej ne menyre qe te mundja te kryqezoja shikimin me vajzen me duart magjepsese. Dhe vertet ashtu ndodhi, njerezit filluan te largoheshin dhe befas munda te kryqezoj veshtrimin me krijesen me te bukur qe natyra ka krijuar. Ajo lekundej lehte sipas muzikes ne sfond dhe me finesen e saj rrezatonte emocione pozitive dhe lumturi. Nuk mund te them qe ishte e bukur, por thjeshtesia dhe delikatesa e saj me kishin magjepsur. Kisha vetem pak minuta qe e shihja dhe me dukej se e njihja prej vitesh. E kisha te pamundur te largoja syte prej saj. Porosis dhe nje gote tjeter dhe me qetesi te plote i afrohem. Ne cdo hap qe hidhja ndjeja gjithmon e me fort rrahjet e zemres, gjithcka humbte vlere dhe e vetmja gje qe dalloja ishtebuzeqeshja e saj lehte.

I zgjas doren duke i thene nje kompliment idiot dhe emrin tim, ajo nderkohe buzeqesh lehte dhe me zerin e saj si melodi flauti me falenderon dhe me tregon emrin e saj. Shume miqesore, shume e qeshur shume e embel. E veshur thjeshte, si nje hyjneshe greke, me nje bluze nje ngjyreshe te zeze e cila derdhej ne njerin krah duke i lene pothuaj te zhveshur supin e saj te majte. Ndersa bisedonim per tema te pavlera, shikimi im perhumbej ne ata floke kafe te celet, linjen perfekte te qafes dhe ai supi, ah ai supi i bardhe qe shkelqente si plazh i bardhe karaibian.

Te gjithe miqte e mij e dine dobesine time per vajzat me hunde te vecanta, por per cudi, edhe pse kisha rreth dy ore qe komikoja, nuk e kisha vene re akoma se hunda e saj ishte nje nga me interesantet. Pak e shtypur ne pjesen e kurrizit dhe e kthyer pak ne ane, por fine dhe delikate. Ne kete moment afrohet Bledi, me sa dukej fakti qe ajo me kishte magjepsur ishte i dukshem, dhe i thote Lizes duke u drejtuar nga une: - Ky maskarai me ka shok mua sepse kam hunden e cuditshme, ndoshta kjo eshte arsyeja pse te ka qef edhe ty.

Ai detaj, qe deri ne ate moment nuk e kisha vene re, me beri te mendoj se ndoshta personi me te cilin po flas ashte personi i cili egziston ne toke per mua. Mendova per nje moment se Liza ishte gjysma ime...te jete e vertete valle...

Gjithsesi me kalimin e oreve njerezit filluan te largohen dhe bashke me njerezit edhe magjija e asaj mbremjeje. Dolem nga lokali, e percolla Lizen drejt taksive qe ndodheshin pak metra larg, i shpreha dukshem gezimin dhe kenaqesine time per fatin qe e njoha dhe u largova ne drejtim te shtepise.

Te nesemren gjithcka qe mund te me ofronte Tirana ishte rutina, po une kisha nje tik-tak brenda qe me kish mbetur nga nje nate me pare. Akoma e ndjeja aromen dhe magjine e Lizes dhe sa here e kujtoja nuk mund te rrija dot pa buzeqeshur. Ate pasdite takohem me Andin dhe Entelen dhe shume i gezuar filloj flas per takimin qe kisha patur nje dite me pare. Ishte po i njejti emocion dhe gezim sikurse diten qe u ktheva nga Ibiza, vetem se sot ky gezim ishte mbjelle brenda meje nga nje njeri, e pamundur te jete e vertete. Vetem pak dite me pare e quaja te pamundur kete situate.

Entela me degjoi duke buzeqeshur dhe ne fund me tha se Liza ka disa dite qe shoqerohet me nje djale dhe se per momentin deshirat e mija jane shume te veshtira per tu plotesuar. Nuk mund te them qe u zhgenjeva nga kjo pergjigje, por deshiren e kisha te ishte ndryshe. Gjithsesi ditet kaluan dhe une pothuaj e kisha harruar kete dite.

Nje muaj me vone Shqiperia festonte 100 vjetorin e pavaresise. Te gjithe shqipteret e kujtojne si festa e pergatitjeve te medha dhe festimve banale. Ate dite si gjithmone kisha dale me Andin. U ulem te lokali poshte shtepise ku Andi si gjithmone mori nje Jack & Cola dhe une Vodken time. Pasi pime disa gota Andit i vjen nje telefonate nga Entela, e cila i thote se ishte ne te njejtin lokal ku kishte festuar ditelindjen, se bashku me Lizen. Befas me perfshin nje emocion i cuditshem, :- ngrihemi, i them Andit dhe me te shpejt drejtohemi drejt vajzave.

Sapo hap deren e lokalit, menjehere dalloj ate rrezatimin i cili me kish mrekulluar rreth nje muaj me pare. Nuk e besoja dot, liza ishte aty serish, ne te njejten tavoline, me e bukur se kurre.

Ne ndryshim nga hera e fundit, vemendja e saj nuk ishte e gjitha per mua, ne vazhdimesi mesazhet dhe telefonatat e largonin prej meje... Gjithsesi, nuk dorezohem, nuk mund e dorezohem, eshte hera e pare ne 32 vjet qe vertet mrekullohem pas nje femre...

Ne muajt ne vazhdim cdo gje u kthye si ne fillim, une vazhdoja te krijoja marredhenie afatshkurtra dhe pa shume kokecarje me vajza te rastesishme. Nderkohe qe Liza hynte dhe dilte ne menyre sporadike ne jeten time, me ndonje lajm apo ndonje takim spontan. Sa here e takoja gjithmone desheroja te ndaloja kohen qe ai moment te zgjaste pergjitmone, por une fatkeqesisht nuk jam i mbinatyrshem...

Nderkohe vera kishte ardhur serish. Une sapo prisha lidhjen e rradhes me nje fizioterapiste qe e kisha njohur rastesisht ne palester. Si cdo vit, i lire dhe pa kokecarje, pushimet e veres i kalova ne Ibiza.

Thuajse e kisha harruar fare Lizen, kur befas nje te Premte ne mbremje Shtatori, me vjen nje sms ne telefon, ishte Andi. “Jam me Entelen dhe me Lizen, thonte mesazhi, dhe Liza po pyet per ty”...e kisha harruar kete emocion, e kisha harruar vertet, por tani qe mu kujtua me pelqeu shume. Per cudi nuk shkoj, ndoshta nuk doja te perjetoja prap te njejten situate si heren e fundit. Nuk me pelqen qe te ndahet vemendja mes meje dhe dikujt tjeter dhe mendoova ta evitoja kte takim pavaresisht deshires te madhe qe kisha.

Te nesermen takohem me Andin i cili me tregon se i dashuri aktual i Lizes pas pak ditesh do te largohej per te punuar ne Dubai. Me beri te mendoj, dhe vendosa qe te bej te pamunduren qe ta takoj serish.

Kishin kaluar disa jave qe nga kjo dite, i dashuri i Lizes kishte ikur ne Dubai dhe ajo tashme ishte pjese e pandashme e grupit. Cdo te Premte dhe te Stune ajo ishte gjithmone me ne, kryesisht me mua. Nje dite, teksa ishim une dhe ajo vetem ne nje bar, Liza me thote se kishte disa dite qe i kishte nderprere komunikimet me te dashurin e saj. Ne vazhdimesi ndjeja se ky njeri me emocion me shume se cdo njeri tjeter, po ne momentin qe u bera i njohur me kete lajm mu duk sikur po fluturoja. Kisha kohe ne fakt qe mendimi i pare nemengjes dhe mendimi i fundit ne darke ishte ajo...

Disa dite me pas asaj dite, kisha nje takim pune ne Shkup. Moti ishte shume i vranet gjithsesi duhej te isha domosdoshmerisht pranishem ne dreke. Pasi shpenzova gjithe paraditen me takime te njepasnjeshme dhe te lodhshme, pasi hengra dhe dreken nisem per tu kthyer ne shtepi. Sapo futem ne autostraden e Kosoves fillon nje shi i rrembyer. Ne afersi te kufirit me Shqiperine ndjej dridhjen e telefonit ne xhep, e nxjerr dhe shikoj emrin me te bukur ne bote, emrin e Lizes. I pergjigjem dhe i them se rreth ores 21:00 do jem ne Tirane. I gjithe udhetimi u shoqerua nga mot me shi te rrembyeshem dhe ishte mjaft i frikshem, ndoshta ishte me mire te ndaloja, por nuk mundesha sepse i kisha premtuar Lizes se do e takoja.

Sapo arrij ne Tirane e telefonoj dhe i them se me mungonte aroma e saj dhe se doja ta takoja. Nisem ne drejtim te shtepise se saj. Pasi prita vetem pak minuta ajo zbriti poshte, me bukur se kurre, hipi ne makine dhe menjehere u nisem. Binte shume shi, dhe te dy nuk donim te uleshim ne lokal, keshtuqe vendosa te ndaloj te sheshi perballe Akademise se Arteve. Shkembyem shume pak fjale, por ishte e dukshme qe sot nuk kishte vend per fjale, ishte e dukshme qe i mungonim njeritjetrit. E perkedhela lehtas dhe terhoqa drejt vetes, ajo u afrua dhe me pyshi lehte ne faqe, me pas faqet tona reshqiten dhe buzet, dhembet dhe gjuhet tona u bashkuan pa zhurme. Vazhdova ta perkedhel duke ndjekur linjat e saj perfekte derisa dora ime mbeti te gjoksi i saj. Kishte veshur vetem nje pallto, nje kanatjere dhe asgje tjeter, absolutisht perfekte ne cdo detaj. Tani isha i bindur, ajo eshte krijuar per mua, ajo eshte vajza perfekte. Kjo ka qene puthja me e kuptimte qe kam dhene ne jeten time, asgje dhe asnje ska patur kuptim ashtu sikurse sot.

Ate mbremje, pasi u ktheva ne shtepi, hapa televizorin, pothuaj te gjitha stacionet jepnin lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te Sokol Olldashit, ishte pikerisht data 20 Nentor 2013.

Diten ne vazhdim ishin nje perralle, cdo gje ishte ndryshe ne jeten time. Qe nga ajo dite uji ishte me i mire, ngjyrat me te ngjyrosura, muzika ishte me melodioze, bota per mua ishte bere nje vend me i bukur per te jetuar.

Cdo gje qe sme ishte ofruar nga askush me pare me ofrohej nga Liza. Telefonatat ne mes nates, ku zeri i saj me depertonte thelle ne shpirt teksa me thonte se me dashuronte dhe se donte te bente dashuri me mua. Entuziazmi i saj ne cdo moment kur me takonte, deshira e saj qe te me tregonte jeten e saj dhe mbi te gjitha besimi qe ajo kishte te une. Ajo me sjelljen e saj, qe kurre me pare nuk e kisha gjetur ne asnje vajze tjeter, me beri te dashurohem pas saj...

Po cfare ishte kjo ndjenje, nuk e njoh, me pengon, nuk jam me une, me duket se po ndryshoj...

Nuk e kontrollova dot kte emocion, u tjetersova, u bera me ankth, ishte nje ndjenje qe me friksonte pa mase dhe pa te cilen nuk mund te rrija dot. Fizikisht dhe fiziologjikisht nuk jam me une. Ndoshta kisha nevoje per kohe, me shume kohe, duhet te mesohem me kte deshire, me kte frike dhe me keto dhjetra, qindra emocione qe me kane pushtuar.

Nderkohe qe une kuptoja per here te pare ne jete se njeriu dashurohet, Liza perceptonte keto ndryshime si te pakendeshme nga ana ime. Dhe hiperaktiviteti im na pengonte qe te perballeshim dhe te diskutonim rreth kesaj ceshtjete.

Kaluan disa muaj, muajt me te bukur absolutisht te ketes time...

Nje dite te Shtune, takohemi ne nje lokal prane shtepise time. Pasi pijme disa gota, Liza fillon te tregoje per situata te veshtira te familjes dhe prinderve te saj. Kur dolem u nisem drejt makines, hoqa xhaketen dhe e mbulova pasi jashte binte shi. Ashtu te mbuluar me xhakete shkembymen nje puthje dhe hipem ne makine.

Javen qe pasoi e ndjeja larg, ishte e ftohte, nuk e kuptoja pse... Ndoshta ishte fakti se prej pak ditesh nje kusherira e saj kishte ardhur nga Londra dhe ndoshta ajo e influenconte, apo mos valle i vinte turp nga une dhe hezitonte te me prezantonte me kusheriren e saj. Cfare po ndodhte nuk e kuptoja, nuk doja ta kuptoja, nuk doja te besoja...

Pas disa ditesh me merr ne telefon dhe me thote se duhet te takohemi, ulemi ne nje vend jashte, pavaresisht se ishte mars dhe ishte ftohte. Me tregon se si kishte kaluar keto dite me kusheriren e saj dhe me pas me thote se ka dicka qe duhet ta diskutoje patjeter me mua. Me thote se nuk do me, se gjerat jane ndryshe nga sa ishin ne fillim dhe se ajo e kupton se une nuk jam gati...eshte e vertete une nuk jam gati vertet...Por une po ndryshoj, e meritoj nje shans tjeter dhe piekrisht kte bej, kerkoj nje shans tjeter. Ajo me shume dashamiresi pranon.

Javen qe pasoi nuk isha mire, kuptova se po e humb te paren vajze qe dashurova. Nuk kerkova ta dashuroj, une nuk e kerkoj kurre, me detyroi ajo, pse e beri kete veprim...nuk e kuptoj...

Te gjitha pyetjet qe kisha perbrenda me benin te sillesha ne menyre jo te pjekur, cdogje nuk e perceptoja drejte, sikurse nuk perceptoje drejte dhe momentin delikat te marredhenies time me Lizen. Nuk arrita ta kuptoj ate moment dhe nuk arrita ti jap asaj ate cfare ajo kishte nevoje, tani qe e mendoj ajo ne ate moment kishte nevoje per thjeshtesi dhe qartesi, gjera qe une nuk ja dhashe dot.

Pas nje fjalie totalisht te pavend, te thene prej meje, dhe pas nje interpretimi totalisht te gabuar prej saj, patem nje zenke e cila u pasua nga nje takim aspak i kendshem diten e neserme.

Ka qene dite e Diel, java e dyte ose e trete e muajit mars, me ne fund kishte dale dielli dhe Liza me merr ne telefon dhe me thote se duhet te takohemi. Ne takim me thote se gjithcka mbaroi...

E pabesueshme cfare ndjej, nuk kam me referncat e duhura per ta kuptuar cfare po ndodh. Me mungon ajo, me mungon dashuria e saj, me mungon ciltersia e saj, me mungon...

Edhe disa jave me pas komunikimi dhe takimet tona nuk pushuan totalisht. Une kisha shprese se ndoshta ajo dhe une gjenim prape ate qe gjetem ne fillim por ne fakt nuk ndodhi kshu. Ky ndoshta ka qene gabimi i vetem ne marredhenien time me njeriun me te bukur ne bote.

Gjate kesaj periudhe, xhelozia dhe hubja kontrollit nga ana ime, kane shenuar momentet me te shemtuara qe nga momenti qe u njoha me Lizen. Aq shume degjeneroi situata, saqe arritem ne nje pike ku ajo nuk desheronte me te kishte komunikim me mua, pasi dhuna ne komunikim nga ana ime ishte totalisht te papershtatshme per Lizen dhe brishtesine e saj.

Pas disa ditesh e telefonoj dhe i kerkoj te falur, e ftoj per nje gote, ajo pranon ftesen time. Ka qene ndeshja e gjysemfinales mes Bayern Muchen dhe Real Madrid. Tkohemi ne dreke, une sapo kisha dale nga puna. Qendrojme dhe dikutojme me ore te tera, dhe rreth mesnates largohemi per te ikur ne shtepi. Une isha ende i veshur me kostum, ndersa ajo ishte e mrekusllueshme me thjeshtesine e saj. Befas me kap per dore, ajo e di qe une e kam xhan, dhe ashtu per dore e shoqeroj deri perballe deres se shtepise.

Te nesermen nje koleg i me fton per kafen e drekes, e habitshme sepse nuk e kishte bere kurre, Pavaresisht se e njoh qe ne periudhene gjimnazit. Me tregon se me kishte pare nje nate perpara per dore me nje vajze per te cilen me pyeste per detaje. Se kuptova kte interesim u tregova evaziv dhe me sa duket pergjigjet e mija e kishin lene te pakenaqur sepse disa dite me pas nje tjeter koleg, shok me ate te parin, me therret per kafe. E habithshme, kte zoterine e dyte e njoh qe nga periudha e fakultetit. Vecantija e tij ishte se ai mund te dridhne nje cigare hashash brenda ne xhep, vetem me nje dore. Kam patur gjithmone marredhenie shume te mira, sepse me eshte dukur njeri mem endje te hapur dhe besoj se dhe ai ka te njejten konsiderate per mua. Ai me pyet ne menyre me konrete per Lizen dhe une i pergjigjem se vajza per te cilen me pyesin eshte nje nga njerezit me te rendesishem te jetes time dhe nuk dua te diskutoj asgje rreth saj.

Nuk e kuptova kte interesim, mendova se ishte thjesht kuriozitet, nuk e shpegova dot ne momentin qe ndodhi. Gjithsesi ata vazhdojne dhe ma kujtojne marredhenien time me Lizen dhe pothuaj cdo here qe rastisim neper ashensore ose diku tjeter ata e hedhin ndonje batute. Mendoja se djemte mendonin se me kishn gjetur pak te dobet per shkak te marredhenies time me Lizen, po e kishin gabim se ajo marredhenie tashme kishte mbaruar.

Nja dy jave me vone dikush me thote se Liza ka filluar del me nje djale tjeter, nuk kam cte bej tjeter vetem te jem i lumtur per te dhe te mundohem te vazhdoj jeten time. Realisht kisha disa jave qe kte gje beja, kisha patur disa takime dhe disa eksperienca te shkurtra me vajza pothuaj te panjohura. Kisha dhe disa dite qe dilja me nje shoqe te qe, qe realisht me pelqente se ishte inteligjente dhe interesante njekohesisht.

Ne 30 Maj me bie telefoni nga nje numer qe nuk e njihja, pergjigjem dhe me kenaqesine me te madhe degjoj se ishte Bledi, i cili kishte rreth nje vit qe jetonte ne Belgjike. Pavaresisht faktit se ai e fiton jetesen, duke kryer aktivitet te paligjshem, marredheniet qe ka me mua jane shume korrekte. Vendosim te takohemi te Peper. Une isha bashke me Rean, te dashuren time aktuale ndersa bledi kishte ardhur me nje shokun e tij. Ai me tregoi per veshtiresite dhe per historite e emigracionit per disa ore me rradhe. Ne nje moment gjate nates, ne tavolinen tone afrohet nje djale me nje bluze te erret me vija, pasi pershendetet me Bledin, i kerkon nese kishte ndonje gje “te mire” me vete. Bledi fut doren ne xhepin e xhupit, qe e kishte hedhur ne krahet e stolit, dhe i jep nje qese sa nje top tenisi, me sa kuptova Bledi i dhuroi kokaine. U bera kurioz dhe e pyeta, Bledi me sqaroi se personi ne fjale eshte nipi i Estrefit dhe per shkak te marredhenieve te biznesit duhet sajdisur ne menyre qe ai te mbetet i kenaqur. Prej 3 vitesh tashme, Bledi, Estrefi dhe tre persona te tjere, po kryjene disa transaksione shitblerje te patundshme ne bregdetin e Sarandes. Une per shkak te punes qe kam kam qene pjese disa here e diskutimeve dhe pazareve. Ne keto takime, disa here eshte folur per nipin e Estrefit, per shkak te probleme qe ai ka me drogen. Sme ka interesuar kurre si bisede sepse kjo kategori njerezish me duket totalisht e pavlere dhe menjehere ndrova bisede dhe vazhduam me Bledin te dikutonim per punet tona.

Me kalimin e oreve Peper filloi te zbrazet dhe vetem pak metra larg arrij te shquaj Lizen. Shikimet na kryqezohen dhe nisemi ne drejtim te njeri tjetrit. Me pushton nje emocion qe me bezdis, aq i larte eshte intensiteti i tij. Shkembejme disa fjale qe realisht nuk i kujtoj, isha i dehur dhe i shqetesuar njekohesisht, nuk e prisja ate takim. Kthehem ne vend dhe vazhdoj ta kem mendjen te ajo. Rea e kuptoi qe dicka me kishte shqetesuar dhe me pyeti. Ju pergjigja se gjithcka eshte mire dhe u mundova te vazhdoj mbremjen pa e vrare shume mendjen. Shikoja qe Liza rrinte prane nje djali, kush ishte ky, ishte pikerisht ai, nipi i Estrefit...Nuk eshte e vertete, Liza me nje te droguar te pafytyre, qe vjen kerkon droge pa piken e turpit?! U shqetesova shume, nuk e kuptoj dot pse, tashme ajo zgjedh dhe ben ate qe do, pse duhet te shqetesohem valle?!.

Nuk mund te duroja dot, me digjte nga brenda mendimi se ajo largohet prej meje dhe cfare ben?! Lidhet me nje nga njerezit me pa vlere qe kam rastisur deri tani...mendoj...sjam mire, jam i dehur dhe nuk duhet te veproj, por nuk rezistoj dot, i coj nje mesazh ne telefon. Gabim! Shume gabim! Nuk kisha kthjelltesine e duhur qe te komunikoja, dhe ky ka qene gabimi i dyte qe kam bere me Lizen. Humba pozicionin tim, u bera langaraq, humba ate pak burreri qe me kishte mbetur. Kam shkembyer mesazhe me Lizen per disa minuta, mesazhe qe menjehere i fshiva sepse nuk guxoj ti shikoj, me vjen turp nga vetja per budalleqet qe mund te kem thene...

Tani sapo hyra ne shtepi, mbi shtratin tim vura re se ishte laptopi akoma i ndezur...vendosa qe keshtu i dehur dhe i shqetesuar si jam te shkruaj kte histori. Ne kete moment shikoj se ora eshte 8 dhe jashte degjohen makinat ne rruge dhe diskutimet e njerzve ne kafenene poshte shtepise.

Ndjej zhgenjim, nga vetja dhe nga Liza. Mendoja se ajo sillej mire dhe bente gjithmone zgjedhjen e duhur, por spaska qene keshtu, ajo thjesht eshte e edukuar dhe eshte njohese e mire e dialektikes. Me keto dy karakteristika ajo gdhend emblemen e saj ne jetet e njerezve rrotull saj. Me duket sikur u tall me mua, oh sa inat me vjen, une nuk jam per tu tallur...

Tani kam inat, kam inat qe nuk e kuptova qe ne fillim. Kam inat qe ajo, tamam si nje virus, hyri ne jeten time, mori me te miren dhe me la te ndryshuar ne nje forme qe nuk doja te behesha kurre. Nuk me pelqen vetja kshu, dhe inati vazhdon me shtohet. Une e di qe ajo me ka xhan, sikurse dhe ajo e di qe une e kam xhan, por ne driten e ngjarjeve te reja nuk e duroj dot me.

Ah, tani mu kujtuan dhe ato takimet me koleget e mij, tani kujtohem qe ata jane shoket e nipit te Estrefit. Tani e kuptoj interesimin e tyre dhe kunjat e vazhdueshme. Me shqeteson, tani me shqeteson situata dhe se ndjej veten mire.

Liza me shqeteson, jam i pafuqishem ti jap zgjidhje shqetesimit tim, shpresoj qe koha te veproje, por prap ato ngacmimet e perditshme nuk e lejojne kohen te beje punen e saj.

Nuk e duroj dot, shpresoj qe ajo te largohet nga qyteti im, nga vendi im, ndoshta edhe te vdese...Nje aksident me makine do ishte ndoshta zgjidhja...Do me vije shume keq nese ajo vdes ne fakt, por do me lehtesonte shume ky fakt. Jo jo nuk dua qe ajo te vdese, dua ti uroj gjithe te mirat e kesaj bote, por larg meje, nuk dua ta shikoj me...

Ora po afron rreth 9:00 tani, mendoj qe jam i lodhur, i dehur dhe i shqetesuar duhet te fle dhe te mendoj ku do kaloj pushimet e rradhes, Spanja eshte ezauruar si kapitull ndoshta Cuba duhet te jete objektivi i rradhes. Kur te zgjohem do kerkoj ne internet, po po keshtu do bej

Ky ishte tregimi im i shoqeruar nga shiu, keshtu per pak muaj u dashurova, u mrekullova dhe u zgenjeva...


© Copyright 2019 Alex Khan. All rights reserved.

Add Your Comments:

More Romance Short Stories