Neper Pyjet e Fantastikes

Reads: 102  | Likes: 0  | Shelves: 0  | Comments: 0

  • Facebook
  • Twitter
  • Reddit
  • Pinterest
  • Invite

More Details
Status: In Progress  |  Genre: Fantasy  |  House: Booksie Classic
Histori dhe tregime te shkurtra

Submitted: October 06, 2019

A A A | A A A

Submitted: October 06, 2019

A A A

A A A


NJERIU QE THURTE ME SHTIZA


Ashtu thuhet qe njehere e nje kohe na paskesh jetuar nje plak i cili thurte me shtiza. Pelhurat me te bukurua dilnin nga duart e tij dhe i gjithe fshati mallengjehej kur vishte cfare aftesia e tij krijonte. Njerezit te lumtur dhe zbulonin forca pper te jetuar qe nuk i kishin verejtur kurre me pare.
Pelhurat e tij kishin nje vecanti te papare ndonjehere pasi ne qender te tyre vendoste gjithmone nje lule te ndryshme, te bukur, here me shume petale e here me pak, ku secila, sipas njerezve qe i kerkonin, tregonte nje histori te jetes se tyre.
Plaku ishte fjalepaket, pelqente te degjonte kerkesat fshatareve dhe me zell te madh kerkonte t’i plotesonte ato me perpikmeri. Shume pak dihej rreth tij. Nuk kishte femije dhe jetonte i vetem. Nje here ishte kthyer nga nje treg shume larg me shtizat e argjendta dhe qe atehere kenaqte bashkefshataret me krijet e tij te hatashme. Plaku aq shume e donte punen e tij saqe nuk merrte para ne shkembim te pelhurave qe thurte. Por njerezit, gjithsesi, i jepnin plakut ushqime dhe veshje per te treguar respektin e tyre ndaj artit te tij.
Nje nate me hene te plote, kur ky kishte shkuar ne pyll per te prere dru, hyne ne force ne shtepine e tij dhe i vodhen shtizat e argjendta. Me sa lot te hidhur qau burri kur u kthye me barren e druve ne kurriz, me qafen e perkulur nga pesha e ballin e djersitur, kur pa mbi tavoline te qendronte vetem fija e trishtuar qe kishte humbur dy shoket e saj. 
I trishtuar sa me s’kishte, plaku mori nje thike dhe gdhendi dy shkopinj te tjere nga druret qe kishte prere ne pyll. Por, mjerisht, pelhurat nuk kishin shkelqimin e dikurshem dhe sadonqe plaku thurte po me te njejten mjeshteri si gjithmone, ne fshat filluan ta urrenin punen e tij dhe nuk i sollen me asgje. Keshtu plaku u zhyt ne harrese. Ndaloi se thururi dhe i la shkopinjte ne nje cep te dhomes dhe filloi te kerkonte ndonje pune tjeter.
Vjeshta erdhi dhe shkoi, dhe e gjeti dhe e la plakun duke trokitur dere me dere neper fshat, por te gjithe e refuzonin per t'i jepnin ndonje pune pasi ishin te merzitur per pelhurat e shemtuara qe i kishte thurur heren e fundit. 
Zemerthyer dhe i uritur plaku shkoi tek liqeni per t'i kerkuar ndihme, u ul ne ne buze te tij, duke i rene me grushta tokes bertiste dhe kerkonte meshire pasi vetem me shtizat ai mund te ushqehej dhe te jetonte. Fillointe qante dhe kokrra loti te medhenj rrokulliseshin neper faqet e vyshkura te plakut dhe binin pa zhurme ne liqen. Siperfaqja e tij u drodh dhe sa hap e mbyll syte dolen dy shkopinj te holle dhe te shtrember prej druri dhe pluskuan deri ne kembet e tij. Plaku i pa dhe i mori menjehere, por kur vuri re sa te shemtuara ishin mallkoi liqenin dhe u largua zemerhirte ne shtepine e tij. Per shume dite u mbyll brenda dhe nuk thuri asgje. Shtizat prej druri i kishte lene mbi tavoline dhe vetem i shikonte pa bere as edhe me te voglin mund per te thurur dicka me to. 
Dimri, si cdo vit, nuk nguroi te vinte me tere furine e tij. Shume shpejt pylli u be i pakalueshem dhe liqeni u ngri i teri. Plaku, ne zemer te dimrin, me shume pak ushqime dhe me drurin qe tashme kishte mbaruar, filloi te mberdhihte dhe te dridhej i teri brenda barakes se tij.
Keshtu e kaloi te gjithe dimrin, me nje fije shpirt per te jetuar dhe vetem duke u ngrohur me frymen e tij te plakur. Mbase duhet te kishte qene fundi i dimrit kur jetesa iu be thuajse e pamundur. Duke menduar se tashme po vdiste dhe se mbase qe te nesermen ne mengjes nuk do te ishte gje tjeter vecse nje trup i ngrire i pajete, zgjati gishtat e akullt dhe te shtremberuar prej te ftohtit drejt shtizave prej druri, lakoi fijen rreth tyre dhe filloi te punonte me frymen e fundit qe i kishte mbetur.
Teksa nata kalonte, plaku vetem thurte e thurte pa ndalim dhe vuri re qe pelhurat e tij kishin serish bukurin e mjeshterise se tij. Ne vend qe te vdiste nga pak, ai u ngroh gjithmone e me shume, gishtat iu shkrine dhe fuqite iu shtuan. Ndaj te gdhire, kur ishte i rraskapitur, ra ne nje gjume te thelle dhe pa nje enderr shume te  cuditshme.
Ndodhej ne nje varke tek liqeni, ishte pranvere dhe siperfaqja e tij ishte mbushur plot me luleza te bardha dhe roze qe era i kishte marre nga degezat e larta te pemeve te kumbullave dhe qershiave.  Ai po shikonte i qete liqenin, kur nje figure e hijshme femre doli prej tij dhe i foli me nje ze magjepes:
O thures me shtiza druri, na thur nje pelhure me lulen me te bukur qe di te besh dhe na e sill ne ne Liqen ne henen e pare te plote te pranveres dhe ne do te japim nje liqen te tere me flori.
Krijesa magjike u be serisht uje dhe ra butesisht ne liqen. 
Plaku u zgjua i tronditur dhe i mrekulluar nga ideja e floririt. Ne mengjes dimri sapo kishte kaluar dhe dielli shnderriste mbi pllajen ku gjendej fshati. Cicerimat e zogjve fluturonin me eren e mire te pranveres, duke cikur me lezet te gjithe druret dhe gjethet e fshatit.
Hena, kur u zgjua plaku, nuk dukej, prandaj ai priti me padurim naten e ardhshme dhe shikoi qe pas shtate netesh ajo do te ishte serish e plote.
Plaku punoi dite e nate, pa e kaluar aspak pragun e shtepise, per te thurur mbi pelhure lulen me te bukur qe kishte pare ndonjehere njerezimi. Cdo naten shikonte te njejten enderr, te njejten krijese magjike te liqenit qe thoshte po te njejtat fjale. Thuri me gishta te shkathet, me fijen me te bute qe kishte dhe punoi pa u ndaluar asnje cast.
Por nata e henes se plote erdhi dhe plaku e kishte mbaruar pelhuren. Lulja ishte me te vertete ashtu sic kishte deshiruar. Ishte me e bukura qe ishte pare ndonjehere dhe ai ra aq ne dashuri me te saqe ate nate nuk shkoi tek liqeni per t'ia dhene krijeses magjike. 
Te nesermen e dites se shtate te mbylljes se plakut, njerezit e fshatit kishin shembur deren e tij dhe brenda nuk kishin gjetur asgje pervec shtizave prej druri. Papritmas, dikush nga jashte hyri me furi brenda ne dhome dhe beri me ze te shkonin te gjithe tek liqeni. Sa hap e mbyll syte i gjithe fshati u mblodh atje dhe aty pane qe kishte celur lulja me e bukur we ishte pare. Shume u futen ne liqen dhe u mbyten teksa provonin ta merrnin, te tjere u cmenden dhe harruan gjithcka per shkak te bukurise se saj. 
Se cfare ndodhi me pas, pak gje dihet. Fshati u la pas dore dhe u rrenua i teri. Shume njerez besojne qe burri nuk ka ekzistuar kurre, mendojne qe eshte thjesht nje legjende e fshatit qe ka pas ekzistuar aty njehere e njekohe, ama gjithe c'ka mbetur nga historia e plakut qe thurte me shtiza eshte Liqeni i Lules prej Kristali.

DJALI QE IU FAL HENES
Tregohet nga njerezit se historia e djalit te henes edhe nje nga me te bukurat qe ka mbetur qysh nga koha kur njerezit besonin ende ne mrekullite e saj.
Na ishin njehere dy vellezer, dy muzikane, njeri luante ne piano dhe tjetri i binte fyellit. Jetonin ne nje shtepi te vogel, buze nje shkembi i cili pasi ngrihej perpjete binte menjehere thike ne nje det te pafundem qe shtrihej ne te gjithe krahet. 
Nuk kishte gjekundi dy vellezer qe ta donin aq shume njeri-tjetrin sa e donin ato te dy. Ndanin cdo gje me sho-shoqin, vendosnin ne duart e tjetrit zemren e njerit, i benin drite sekreteve me te erreta dhe kishin shkembyer shpatullat per t’u qare dhe ndare gezimin per te qeshur.
Te gjithe njerezit i njihnin dy vellezerit se bashku me muziken e tyre. Ato shkonin shpesh ne qender te fshatit, ne nje lokal qe quhej "Kemba e Selinose" dhe aty luanin tere naten deri ne agim. Fama e tyre kaloi kufinjte e fshatit dhe trokiti ne deren e Pallatit Mbreteror. Mbreti, i joshur nga mundesia per t'i treguar mbreterive te tjera te largeta fuqite e tij dhe bukurite e tokave, dergoi, nje dite pranvere kur ajri i ngrohte ngopte cdo hapesire dhe vetem nje ere e lehte kthente barin here ne nje krah e here ne krahun tjeter, shpuren e vet ne shtepine e vellezerve buze shkembit.
Kerkesa ishte e qarte, e shprehur me pak fjale. Secili nga vellezerit duhet te kompozonte nje melodi te atille qe te perkthente ne vargje melodioze mrekullite dhe gjeresine e pamat te tokave mbreterore, te maste me nota te forta fuqine shperthyese te ushtrise se Mbretit, dhe me te tjera te buta dhe te embla hijeshine e vajzes se tij te vetme. Me pas, vetem njera muzike nga te dyja do te zgjidhej per te mbajtur flamurin mbreteror. Mund te merrnin kohe sa te donin me qellim qe i tere talenti i tyre te shkrihej ne nje shpirt te vetem artistik. Ne kembim vellai i zgjedhur do te merrte nje pjese te mbreterise per ta trasheguar dhe gezuar. 
Kjo gje, sigurisht u pelqeu pa mase vellezerve dhe aspak nuk i ndau ato nga njeri-tjetri. Perkundrazi, ato u bashkuan akoma me shume, u keshillian se bashku dhe tere zell vellazeror kritikuan notat qe krijonin. Iu vune punes pa humbur kohe dhe nga shtepia e vogel prej druri dite e nate degjohej harmonia kercyese e muzikes se pianos dhe flautit. Kjo gje vazhdoi per pak kohe, kur pa pritur e papandehur nje hije e rende zije ra mbi njerin nga ato. 
Vellait me i vogel, pianistit, i kishte vdekur e dashura e tij, ajo qe kishte qene e vetmja qe kishte dashur me shume se vellain e tij, ajo qe kishte qene per te vete muzika, vete melodia e jetes. Nate per nate, pas vdekjes se saj, ai shkonte ne te njejtin vend ku ishin puthur heren e pare. Ne maje te shkembit, ku era e detit i rrihte faqet dhe i skuqte mollezat, per here te pare ai kishte pare shkelqimin e henes ne syte e mrekullueshem te saj, dhe e kishte zhytyr veten perjetesisht nder to duke vendosur te mos dilte me kurre. Sa here qe ai nuk e takonte, mjaftonte te shikonte qiellin e nates, te kerkonte shkelqimin e saj dhe aty gjente syte e saj te qeshur. Zemra e vellait u helmatis, dhe thuajse plasi fare pas vdekjes se vashes, kur mesoi qe ishte prekur nga nje semundje e rende, marre ne nje nga tregjet ku ajo me gishtat e holle dhe doren e bardhe si mermer kerkonte copezat me te buta dhe te bukura per t'u bere edhe me mahnitese para syve qe i ishin falur te sajve. 
Kesisoj, cdo nate, vellai shkonte atje dhe kerkoi t'i conin pianon ne maje te shkembit. Aty filloi te luante, here me syte mbyllur e here me syte hapur, pjeset qe i kishte dedikuar asaj, melodine e pare qe i kishte afruar kur ky luante ne nje nate me shi brenda kafenese, me floket e squllur dhe ajo me fustanin e holle ngjeshur pas trupit. Luante ne piano dhe qante. Qante per dashurine e humbur. I luante henes, i luante syve te saj.
Vellai i madh sigurisht filloi te merakosej per vellane e vogel pasi ky kalonte gjithmone e me pak kohe ne shtepi dhe tashme thuajse e kishte harruar fare detyren e mbretit. Shkonte prane tij, i perkedhelte floket kacurela dhe i fliste me ze te embel te vinte ne shtepi. Por vellai i vogel, i nxehur qe e kishin nderprere, kthente koken nga deti per te kerkuar me sy deri ku mund te shkonin notat e fundit te tastave te pianos, nese ishin nisur drejt saj. Me kot u mundua vellai t'i mbushte mendjen pianistit t'i kalonte netet ne shtepi. Ky luante per henen, i falej asaj, e kur nderpriste reninen e gishtave te shkathet ne tastat e fildishte, me melodine qe e mbulonte si re rretheqark, ngrinte duart drejt henes dhe bente drejt saj, me syte e perlumur nga lotet, per t'a arritur, per te takuar edhe njehere syte e vajzes qe dashuroi.
Nje mengjes vellai shkoi drejt majes se shkembit dhe nuk gjeti as pianon dhe as vellane e tij. Uleriti aq shume saqe malet perqark u drodhen nga dhembja, cdo fije bari derdhi lot hidherimi, cdo shpend ndaloi se fluturuari dhe vellai i madh nuk luajti me me flautin e tij, por u mbyll ne shtepi derisa vdiq i vetmuar prej trishtimit, pak muaj me vone.
Vitet rrodhen si lume dhe pak nga pak kujtimi i muzikes se dikurshme te vellezerve filloi te venitej deri sa u harrua plotesisht. Shtepia ka mbetur ende, vetem muret mbahen akoma ne kembe. Ndersa ne vendin ku vellai i madh kishte pare per here te fundit pianistin e tij ka celur nje peme gjigande, me deget qe drejtohen drejt qiellit, e qe gjate nates duket sikur perqafojne henen. Disa njerez kalojne pa e vene re aspak. Ama, ka disa te tjere qe thone se me ne fund vellai i vogel e takoi serish vashen e tij.

 


© Copyright 2020 ScogliaScura. All rights reserved.

  • Facebook
  • Twitter
  • Reddit
  • Pinterest
  • Invite

Add Your Comments:

More Fantasy Short Stories